Sat, Apr 19, 2025

Berisha kërkon debat publik, Rama i përgjigjet me videon ironizuese të bufit

  • PublishedApril 9, 2025

Berisha kërkon debat publik, Rama i përgjigjet me videon ironizuese të bufit

Disa ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ftoi kryeministrin Rama në një debat publik për të ballafaquar programet.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke publikuar një video, ku e ironizon me anë të një bufi që shfaqet para pasqyrës, ndërsa zëri është i Sali Berishës që i bën ftesën për debat.

LEXO EDHE: Berisha fton Ramën në debat: Nuk dua ta takoj kurrë atë njeri, por le të dalim dhe të paraqesim programin për qytetarët! Ai nuk vjen dot sepse…

 

Ftesa e Sali Berishës

“Unë nuk kam dëshirë ta takoj kurrë atë njeri, por e ftoj të dalim në debat para qytetarëve. Lëri ato monologjet cdo mëngjes me zhapa e hardhuca. Urdhëro zotëri të dalim, si të kesh dëshirë, me gazetarë, pa gazetarë, me qytetarë pa qytetarë, urdhëro zotëri të paraqesim programin tonë për qytetarët tanë dhe për Shqipërinë. Nuk vjen, nuk vjen dot sepse miq unë kam kuptuar që ai ka frikë nga vetja e tij. Ai nga mëngjesi deri në darkë beson gënjeshtrat e tij. Nxjerr një pasaportë, e prodhuar falas falë asaj reformë që bënë dhe thotë ja pasaporta evropiane, por harron se ADN e integrimit është ADN e PD”, tha Berisha.