“Ndeshje ma e bukur në karrierë”, Arteta-Rice në qiellin e 7-të, Ancelotti: E vështirë për t’u përmbysur
Suksesi 3-0 përballë Real Madrid është mbase arritja më e madhe Artetas në stolin e Arsenal, por historia ka treguar se kundër ekipin spanjoll është e ndalur të festohet përpara kohe, e kanë provuar këtë shije vitet e fundit ekipe shumë të mëdha se Man.City, PSG etj. Pavarësisht këtij fakti, Arteta feston me të drejtë:
“Ishte një nga netët më të bukura në karrierën time. Nuk e kisha bërë kurrë një hap të tillë në këtë kompeticion, për më tepër kundër një ekipi si Real Madrid, ishte gjithçka fantastike. Jemi vetëm në gjysmë të rrugës, është ende një ndeshje për t’u zhvilluar. Ne do të shkojmë në Madrid për të fituar edhe pse e dimë se janë shumë të fortë. Rice? Ky është futbolli. Nuk shënonim një gol nga goditja e dënimit që nga viti 2021. Rice nuk kishte shënuar kurrë kështu”, u shpreh trajneri i Arsenal.
Me të drejtë në qiellin e 7-të u shfaq edhe Declan Rice: “Jam shumë i lumtur. Kjo që bëra ndaj Realit është me të vërtetë speciale. Në fillim, te goditja e parë doja të krosoja, por kur pashë portierin vendosa të godisja portën. Te goli i dytë thjesht kisha më shumë besim”, theksoi mesfushori anglez.
Ndryshe nga e kaluara, Carlo Ancelotti shfaqet disi me dyshues në lidhje me një përmbysje të mundshme, por pa diskutim që nuk dorëzohet: “Për afro një orë ishim mirë në fushë, por më pas pësuam gola nga goditja e dënimit, aty u rrëzuam mentalisht. Kjo është një humbje e rëndë. A besoj te përmbysja? Do të bëjmë gjithçka, por është e vështirë”, u shpreh Ancelotti.
()