“Garë” në fushë e gjykatë, probleme në horizont për Napolin me drejtësinë sportive
Napoli humbi të hënën në mbrëmje një shans të artë për të ngushtuar diferencën me Interin kryesues, pas barazimit 1-1 në transfertë ndaj Bolognës. Një pike, që gjihtsesi vlen, po marrësh në konsideratë cilësitë dhe formën shumë të mirë që po kalon skuadra e Bolognës. 7 javë nga fundi skuadra e drejtuar nga Antonio Conte do të përpiqet të bëjë maksimumin për të rrëzuar zikaltrit nga froni.
Megjithatë sipas mediave italiane ditën e sotme, skuadra e Aurelio Delaurentis ndodhet në telashe, pasi problematika nga drejtësia italiane janë në horizont për të kaltrit. Bëhet fjalë për blerjet e Kostas Manolas në verën e 2019 dhe të sulmuesit Nigerian Victor Osimhen nga Lillë.
Prokuroria Federale e FIGC ka marrë nga Prokuroria e Romës dokumentet e hetimit që çuan, shkurtin e kaluar, në kërkesën për të dërguar në gjyq presidentin e Napolit Aurelio De Laurentiis për kontabilitet të rremë. Kështu shkruan La Repubblica, e cila tashmë nënvizon se si prokuroria do të ketë 30 ditë kohë për të kërkuar revokimin e gjyqit sportiv. Në qendër të procedimeve janë pretendimet për fitime kapitale fiktive në shitjen e mbrojtësit Kostas Manolas nga Roma në verën e vitit 2019 dhe blerjen e sulmuesit Victor Osimhen nga skuadra franceze Lille në vitin 2020.
Sanksionet e mundshme variojnë nga një gjobë në një zbritje të pikëve në renditje
Këto operacione janë analizuar tashmë në dy nivele të Drejtësisë Sportive, ku Napoli është shpallur gjithmonë i pafajshëm. Për këtë arsye, në muajin shkurt, klubi blu nuk e mendoi fare mundësinë e penalizimit. Napoli është i sigurt se ka funksionuar në mënyrë korrekte në blerjet e shërbimeve të Manolas, 36 milionë nga klauzola e përfundimit për Romën, dhe Osimhen 76 milionë te Lille, megjithatë fjalën e fundit pritet ta thotë drejtësia sportive italiane në muajt në vijim.