Sat, Apr 19, 2025

Finalja për mbijetesën me Tiranën, klubi i Skënderbeut plotëson kërkesën e tifozëve

  • PublishedApril 9, 2025

Finalja për mbijetesën me Tiranën, klubi i Skënderbeut plotëson kërkesën e tifozëve

Dita e shtunë, ora 15:30, do të sjellë një finale për mbijetesën në Superiore. Skënderbeu do të presë Tiranën në Korçë për llogari të javës së 34-t.

Tifozët korçarë kanë kërkuar që hyrja në tribunën ballore të jetë falas. Dhe klubi korçar pritet të njoftojë zyrtarisht pranimin e kërkesës.

Tribuna C pritet të jetë e tejmbushur për objektivin mbijetesë.

 

Skënderbeu numëron aktualisht 1 pikë më tepër se Tirana. Rezultati pozitiv do u shtonte motivimin bardhekuqve, për pjesën e mbetur.


AlbaniaWeb.net