VIDEO/ Goleadë e Barcelonës ndaj Dortmund në Champions, PSG përmbys Aston Villan
Barcelona triumfoi 4-0 në çerekfinalen e parë të Champions League, ndaj Dortmundit. Kjo fitore bën që katalanasit të hedhin një hap të rëndësishëm, drejt kualifikimit. Raphinha vendosi pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënuan Lewandowski (x2) dhe Yamal.
Në takimin tjetër, PSG përmbysi Aston Villan dhe fitoi 3-1. Mysafirët shënuan të parët me Rogers, ndërsa një eurogol i Doue riktheu ekulibrat. Në pjesën e dytë, Kvara dhe Mendes zgjidhën ndeshjen për kampionët e Francës.
(J.S/)