Sat, Apr 19, 2025

Barça “kafshon” Dortmund, Leva me shokë dhurojnë show, mediat në Spanjë: Çfarë festivali

  • PublishedApril 10, 2025

Barça “kafshon” Dortmund, Leva me shokë dhurojnë show, mediat në Spanjë: Çfarë festivali

Një Barcelonë e frikshme, një skuadër dominuese, me një futboll të bukur ofensivë. Ekipi i Hansi Flick hedh kandidaturën si favoriti kryesor për të triumfuar në këtë edicion të Champions League. Me një Lewandowski në versionin e tij më të mirë, i mbështetur nga Raphinha e Yamal, Barça “çmontoi” B.Dortmund, triumfoi me “poker” golash duke rezervuar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Champions League.

25 minuta lojë i mjaftuan për të gjetur golin e parë, me Raphinha-n që në mënyrë instiktive i “vodhi” golin Cubarsi-t, teksa pak mbi vijën fatale shtyu topin në portën e boshatisur.

Në fraksionin e dytë, ekipi i Hansi Flick ishte thjesht i papërmbajtshëm, ku stafetën e mori Robert Lewandowski. Në minutën e 48-të, Raphinha dhuroi një assist të pastër, me polakun që e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Leva nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 66-të mori një top në qendër dhe me një goditje të saktë realizoi golin e tretë për Barçën dhe të dytin personal. Lewandowski bëhet lojtari i parë në histori që realizon të paktën 10 gola në një sezon të vetëm të Champions League me tre ekipeve të ndryshe, Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelona.

Për të kompletuar “pokerin” e golave mendoi Yamal, me talentin spanjoll që me një goditje plot klas sigloi shifrat në 4-0 duke e bërë ndeshjen e kthimit një formalitet.

  • foto galeri
  • foto galeri

Suksesi i Barçës solli festë në të përditshmet spanjolle: “Çfarë festivali”, shkruan Sport në faqen e parë.


AlbaniaWeb.net