Dortmund, Emre Can i zhgënjyer: Kishte nga ata që nuk dhanë më të mirën
Emre Can, mesfushori i Dortmund u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 4-0 ndaj Barcelonës në Champions. Ai u shpreh se disa nga lojtarët nuk dhanë maksimumin, në këtë takim.
“Nuk është puna te sistemi apo skema e lojës, por në faktin se jo të gjithë sakrifikuan aq sa duhej për një ndeshje me kaq rëndësi. Jo të gjithë u treguan të gatshëm që të jepnin 100% e tyre”- tha ai. Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër.