Sun, Nov 24, 2024

Hetimet për vdekjen e Ardit Gjoklajt rihapin vetingun e prokurorit Julian Zonja

  • PublishedJune 19, 2023

Të hënën në mëngjes Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK mbajti seancëne dytë dëgjimore publike ndaj prokurorit të Tiranës, .

KPK duket se kishte “harruar” të përfshinte në hetimin administrativ ndaj subjektit të rivlerësimit, çështjen e hetuar prej tij të vrasjes së 17-vjeçarit në gusht 2016 në landfillin e Sharrës.

Në seancën e parë ndaj Zonjës në 15 maj 2023, kryesuesi i trupës e ngriti çështjen si diçka që kërkon sqarim, por që nuk ishte në relatimin e bërë.

Hamitaj vuri në dukje se kërkohej sqarim për pretendimet se krimi nuk kishte ndodhur në . Ai iu referua për këtë publikimeve në , të cilat i referohen me gjasë një deklarate të bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, në emisionin “Top Story” 10 ditë para seancës.

Pas sqarimeve të dhëna nga subjekti në atë seancë mbi pyetjet e Hamitajt, trupa e KPK-së pjesë e të cilës janë edhe si anëtare dhe si relatore, vendosën të rihapin hetimin ndaj prokurorit për këtë çështje.

Seanca e vendimmarrjes për Zonjën, e caktuar fillimisht në 17 maj u shty dhe prokurori u thirr të hënën të jepte shpjegime shtesë.

Ardit Gjoklaj u gjet i masakruar në landfillin e Sharrës mesditën e 7 gushtit 2016. Sipas dëshmisë së familjarëve, 17 vjeçari ishte punësuar në impiantin e seleksionimit të mbetjeve të kompanisë “3R” shpk në Sharrë. Pas ngjarjes, katër punonjës të kompanisë “3R” u arrestuan dhe u shpall formalisht në kërkim administratori i saj Edurim Teqja, i cili nuk u arrestua asnjëherë.

Në procesin gjyqësor në prill 2018,  e Tiranës u dha pafajësi dy të akuzuarve, punonjës të kompanisë “3R” për vdekjen e 17-vjeçarit në landfillin e Sharrës. Për dy të tjerë procesi ishte pushuar. Ndërkohë për administratorin Edurim Teqja hetimet janë pezulluar. Ky vendim i shkallës së parë është apeluar nga prokurori Julian Zonja.

Duke iu referuar kësaj situate dhe faktit se vdekje e adoleshtentit mbetet e pa zbardhur, Pine lexoi në seancë se në vendimin e saj Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i kishte rrëzuar akuzat e ngritura nga prokurori.

Pine citoi gjykatën që kishte kritikuar hetimin dhe vuri në dukje dyshimet e ngritura në vendim mbi vendin e ngjarjes dhe faktin që prokuroria nuk kishte kryer veprime të tjera hetimore.

“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore,” citoi Pine trupën gjykuese.

Pine tha se ata kërkonin po ashtu informacion mbi apelimin e çështjes dhe informacion mbi hetimet e pezulluara ndaj administratorit të kompanisë “3R”.

Pas leximit të relacionit, Hamitaj i vuri në dukje Zonjës se ata i kishin marrë shpjegimet e tij me shkrim dhe se ai mund të mjaftohej me to.

Por prokurori këmbënguli të fliste. Zonja tha se ai i qëndronte përfundimeve që kishte arritur kur dërgoi çështjen në gjykatë, por se nuk donte të komentonte vendimin e sa kohë ende pritej një vendim në apel.

Megjithatë ndryshe nga sa pretendon kryebashkiaku Veliaj, Zonja i tha trupës se ai ishte i bindur që vdekja e Ardit Gjoklajt kishte ndodhur brenda në landfill.

“Viktima kishte dorezat e punës veshur dhe është e qartë që ishte në punë në landfill”, tha ai, duke iu referuar provave që kishte mbledhur.

Zonja këmbënguli se vendimi për pezullimin e hetimeve ndaj kompanisë dhe administratorit të saj, ishte një vendimmarrje teknike që do të lejonte ndjekjen e tyre gjyqësore pas vendimit të Apelit.

I pyetur nga Hamitaj nëse ky kishte qenë një qëndrim strategjik, Zonja konfirmoi duke thënë se kjo mundësonte mbajtjen hapur të çështjes deri në vendimin e formës së prerë.

Një çështje tjetër, për të cilën po ashtu ishte hapur hetimi, nuk kishte sjellë informacion të ri. Në seancën e parë dëgjimore ndaj Julian Zonjës, KPK vuri në dukje mospërputhje të deklarimeve të subjektit për burimet që kanë shërbyer për blerjen në vitin 2011 të një apartamenti.

KPK gjeti për këtë rast një bilanc negativ prej 460 mijë lekësh, por që sipas prokurorit ndikohej nga një pakujdesi e paqëllimshme e mosdeklarimit të gjendjes cash në vitin 2010.

Pas dëgjesës së shkurtër Zonja kërkoi sërish që të konfirmohej në detyrë duke këmbëngulur se kishte bërë detyrën siç duhej.