Kanye West: Taylor Swift ishte arsyeja që nuk performova në Super Bowl
Kanye West, tani i njohur si Ye, ka akuzuar këngëtaren Taylor Swift për bllokimin e tij nga performanca në Super Bowl. Në një postim që më pas e fshiu në platformën X (ish-Twitter), Ye shkroi: “Nuk më lejuan kurrë të performoja në Super Bowl për shkak të tre momenteve: George Bush nuk u intereson për njerëzit me ngjyrë. Momenti me Taylor Swift. Mbajtja e kapeletës MAGA.”
Përplasja mes Ye dhe Taylor Swift filloi në vitin 2009, kur Ye ndërpreu fjalimin e pranimit të Swift në MTV Video Music Awards, duke deklaruar se Beyoncé kishte klipin më të mirë. Marrëdhënia e tyre u përkeqësua më tej në vitin 2016, kur Ye përmendi emrin e Swift në këngën “Famous”, duke thënë se ai e bëri atë të famshme. Swift pretendoi se ky veprim u bë pa pëlqimin e saj.
Në shkurt të këtij viti, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy, Taylor u pa duke kërcyer gjatë performancës së Kendrick Lamar, gjë që e zemëroi përsëri Ye-në. Ai kritikoi këtë veprim, duke e lidhur atë me bllokimin e tij nga performanca në Super Bowl.