Sun, Nov 24, 2024

“SHISH i mbushur me militantë të PS”/ Salianji: Informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh, ja pse dështoi mbledhja te ‘Siguria’

  • PublishedJune 19, 2023

Seanca në Komisionin e Sigurisë e cila u anulua, u zhvillua me debate të ashpra. Deputeti Ervin Salianji në pyetjet e parashtruara për drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, theksoi se ky institucion është mbushur me militantë të PS.

Gjithashtu ai u shpreh se shqetësimi i tij lidhet në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhur në publik për drejtoreshën e re të SHISH, nëse shkarkimi nga agjencia e inteligjencës eshte bere për shkak të lidhjeve me Serbinë.

Ka një shqetësim shumë të madh për ne, ka pasur një shpartallim institucional kur drejtohej nga drejtuesi i komanduar. Kemi pasur kontakte që drejtuesit profesionistë të SHISH janë zëvendësuar me drejtues militant, a ka një plan drejtoresha për këto? A do të zhbëjë kulturën e mosndëshkimit për punonjësit që përfshihen në korrupsion. Ne këtu e kemi detyrim në rastin kur informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh. Ju jap rastin po të doni”, tha Salianji.

Më tej në komunikimin e tij me gazetaret theksoi: “Drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit  mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision. Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës. Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion. Për këto nuk morëm pyetje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës.

Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.