Sat, Apr 19, 2025

Eric Dane: Ylli i “Euphoria” diagnostikohet me sëmundje të neuroneve motorike

  • PublishedApril 11, 2025

Eric Dane: Ylli i “Euphoria” diagnostikohet me sëmundje të neuroneve motorike

Eric Dane, i njohur për rolet e tij në “Grey’s Anatomy” dhe, aktualisht, në “Euphoria”, është diagnostikuar me sklerozë laterale amiotrofike ose sëmundje të neuroneve motorike (ALS). Ai e ndau lajmin me People, duke komentuar se “Ndihem mirënjohës që kam pranë meje familjen time të dashur, për të hyrë së bashku në këtë kapitull të ri”.

Aktori 52-vjeçar është i martuar me Rebecca Gayheart dhe kanë dy vajza adoleshente : Billie Beatrice, 15 dhe Georgia Geraldine, 13.

Pavarësisht diagnozës, ai shtoi se “ndihem me fat që mund të vazhdoj të punoj dhe mezi pres të rikthehem në xhirimet e ‘Euphoria’ javën e ardhshme”. Do të doja t’ju kërkoja me mirësi që t’i jepni familjes sime dhe mua privatësi gjatë kësaj periudhe.”

ALS është një sëmundje e rrallë neurodegjenerative që shkakton paralizë graduale të muskujve. Fillimisht manifestohet me dridhje ose ndjenjë dobësie në ekstremitete, e cila mund të pasohet me vështirësi në të folur. Pacientët gradualisht humbasin aftësinë për të kontrolluar lëvizjet e tyre, për të folur, për të ngrënë dhe për të marrë frymë në mënyrë të pavarur.

Ndër njerëzit e famshëm që janë diagnostikuar me këtë sëmundje në të kaluarën janë Roberta Flack , Kenneth Mitchell dhe sigurisht Stephen Hawking . Jetëgjatësia e mbijetesës pas diagnozës varion nga disa vjet në dekada.