Sat, Apr 19, 2025

FOTOLAJM/ Ervin Salianji “merr pjesë” në protestë, kandidatët shfaqen me bluza me emrin e ish-deputetit të PD

  • PublishedApril 11, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji iu drejtua me një mesazh demokratëve dhe simpatizantëve të opozitës disa orë para çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar prej tyre që të angazhoheshin intensivisht për fitoren. Nga qelia e burgut të Fierit, ku ndodhet i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë publik, Salianji inkurajoi simpatizantët e PD që të merrnin pjesë masivisht në çeljen e fushatës.

“Eja, jam dhe unë në shesh,” shkruante Salianji, duke theksuar se edhe pse fizikisht i mungon për herë të parë një fushate të PD-së, ai shpirtërisht do të ishte i pranishëm në sheshin “Nënë Tereza”.

Dhe vërtetë Ervin Salianji “ishte” aty.

Mbështetësit e PD dhe kandidatët për deputetë u shfaqën me bluza me emrin e ish-deputetit të PD.

  • foto galeri
  • foto galeri

PD dhe koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” çelën sot në orën 19.00 zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në çeljen e fushatës mori pjesë dhe strategu elektoral i Donald Trump, Chris LaCivita i cili u ngjit edhe në podium ku mbajti një fjalim. LaCivita tha se njësoj si në SHBA me Donald Trump, socialistët po tentojnë të burgosin edhe opozitën në Shqipëri.

LaCivita bëri thirrje për të votuar PD-në dhe Sal Berishën, sipas tij për t’i dhënë shpresë dhe një mundësi vendit.

()


AlbaniaWeb.net