VIDEO/ Gola për të gjithë, Milan fiton bindshëm në transfertë dhe shpëton trajnerin
Milani është rikthyer te fitorja duke mposhtur me shifrat e thella 4-0 Udinezen në transfertë. Kështu kuqezinjtë e nisin mbarë javën e 32-të në Serinë A teksa do të luftojnë edhe 6 javë për të kapur zonën Champions.
Sfida u zhbllokua nga Leao në minutën e 42-të dhe Pavloviç dyfishoi shifrat duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë për kuqezinjtë.
Në 45 minutat e dyta, skuadra e Konseisao realizoi prapë gola, kësaj here me Hernandez dhe Reijnders. Edhe Kristian Pulisiç tundi rrjetën por iu prish festa për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e 9-të me 51 pikë.
UDINEZE 0-4 MILAN
42′ Leao, 45′ Pavloviç, 74′ Hernandez, 81′ Reijnders
GOLI I LEAOS (VIDEO)
GOLI I PAVLOVIC (VIDEO)
GOLI I HERNANDEZ (VIDEO)
GOLI I REIJNDERS (VIDEO)