Sat, Apr 19, 2025

Opozita çeli fushatën elektorale/ Meta reagon nga qelia: Fillim i jashtëzakonshëm, me nerv dhe energji. Shqiptarët prekën sonte shpresën!

  • PublishedApril 12, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi nga qelia pasi koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” çeli zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se shqiptarët prekën sonte shpresën.

“E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar. Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr.1”. Shqiptarët prekën sonte shpresën!”, shkruan Meta.

Kreu i PL ka publikuar edhe fotot nga mitingu i hapës i opozitës.

Postimi
MADHËSHTORE!
E vetmja fjalë, që përshkruan këtë moment historik që sonte përjetoi çdo shqiptar. Një start i jashtëzakonshëm, plot nerv dhe energji, i fushatës tonë fitimtare për Nr.1.

Shqiptarët prekën sonte shpresën, si kurrë më parë dhe të ardhmen që meritojnë më shumë se çdo komb tjetër.

Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot gjeti veten në atë shesh gjigand zemrash!

Edhe 30 ditë larg Shqipërisë Madhështore! Fitorja është kaq afër, më pranë se kurrë!

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, në Qarkun Tiranë.

Img 7853
Img 7853

()


AlbaniaWeb.net