Zgjedhjet e 11 majit/ “Le të zgjedhim mirëqënien”, Kandidati i PD Tritan Shehu thirrje qytetarëve: Lehtësojmë biznesin e vogël…
Në një postim në rrjetin social Facebook kandidati i PD në qarkun e Gjirokastrës Tritan Sehu i ka bërë thirrje qytetarëve që të zgjedhin programin e tyre ekonomik në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas tij programi i tyre ofron mirëqënie , lehtësim të taksave për shtresën e mesme deri në 10 %.
Ai shtoi se qytetarët duhet të zgjedhin midis dy alternativave, të mirëqënies ose varfërisë.
Postimi:
Mireqenie apo varferi, zgjidh me 11 Maj!
—Kolona kryesore e programit ekonomik te PD per qytaret:
Mireqenie.
Lehtësim i Barrës së Taksave.
Shteti nuk duhet të të rëndojë, por të të lehtësojë:
Me taksën e sheshtë 10%, çdo qytetar e ndjen lehtësimin në xhep, jo në fjalë.
Berisha – Taksë e sheshtë 10%
E drejtë dhe e thjeshtë
Lehtëson shtresën e mesme dhe biznesin e vogël
Më shumë para në xhepat e qytetarëve.
—Kolona kryesore ekonomike e Rilindjes:
Varferi e korrupsion!
Rama – Taksa progresive dhe fshehje pas tarifave
Penalizon punëtorët dhe profesionistët
Rrit TVSH-në dhe çmimet bazë
Favorizon oligarkët, jo njerëzit
“Qytetarët paguajnë si në Zvicër, por jetojnë si në Bangladesh.”
Me 11 Majit duhet zgjedhur midis dy alternativave, qe jane si dy “Bote” per qytaret, si ne foton…
E Mireqenies apo e Varferise.
Eshte ne doren tende tashme!
()