Wed, Apr 16, 2025

Zhvillohet në Roskovec festivali “Roma Romale 2025”, eventi bën bashkë artistë nga qytete të ndryshme

  • PublishedApril 13, 2025

Në kuadër të promovimit të traditës rome, për herë të parë nê Roskovec është zhvilluar festivali “ Roma Romale 2025” .

Aktiviteti ka bërë bashkë artistë nga qytete të ndryshme të vendit përshirë Tiranën, Durrësin, Lezhën , Matin , Lushnjen, Delvinën, Ersekën dhe Fierin. “ Ishte një ide që na ka lindur më herët ka pohuar kryebashkiakia Majlinda Bufi, por vetëm këtë vit u mundësua duke e kthyer Roskovecin në një qytet ngjyrash dhe në  shtëpinë  e pritjes së komunitetit rom  nga e gjithë Shqipëria dhe jo vetëm”

Pjesëmarrës në këtë festival ishte edhe një grup nga Maqedonia e Veriut, nën drejtimin arristik të Ermina Redjepovës, e cila e ka vlerësuar këtë festival të kërcimeve trasicionale , muzikës dhe veshjeve tradicionale të këtij komuniteti si një ogur shpresëdhënës , për t,u kthyer në traditê dhe për të ndihmuar në integrimin e këtij komuniteti në këtë moment të përpjekjes kur Shqipëria aspiron  për t, u bërę pjesë e familjes së madhe europiane ku integrimi i pakicave kombëtare është një ndër kushtet që duhet parë me prioritet.

Ndërkohë përfaqësuesi i qytetit tê Klosit ka pohuar se tashmë ky festival duhet të kthehet në traditë.

Besmir Dalipi është një prej spektatorëve të ardhur nga Berati, i cili mes emocionesh pohon se aktivitete të tilla ndihmojnë për t, u ndier të barabartë ndaj ẽshtẽ shumẽ e rëndëdishme që të kthehen në traditë.

Festivali “ Roma Romale” solli ngjyra , muzikë dhe energji për të gjithë komunitetin , i cili beson në fuqinë e kulturës për të ndërtuar ura dhe për të promovuar bashkëjetesën.


AlbaniaWeb.net