Turneu Ballkanik i Padelit në vendin tonë, mbyllet aktiviteti, emocione deri në fund
Ditën e sotme përfundoi me sukses aktiviteti 4 ditor i zhvilluar në kryeqytet i turneut ballkanik në sportin e Padelit.
Një organizim unik e i jashtëzakonshëm nën kujdesin e administratorit të “Albania Padel Group”, Alessandor Pallini dhe me pjesëmarrjen e shumë sportistëve jo vetëm shqiptar por edhe nga shumë vende të botës, që i dhanë gjallëri e plotë ngjyra këtij aktiviteti, për një sport që jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri po ushtrohet vit pas viti edhe më shumë.
Këtë të diele u ul sipari i kësaj kupe ballkanike, aktivitet i cili u zhvilluar për herë të parë në vendin tonë.
Në këtë organizim historik të zhvilluar nga data 10-13 Prill në vendin tonë ishin pjesëmarrës plotë 48 skuadra të ndara në dy kategori A dhe B.
Në ditën e fundit që uli siparin e kësaj kupe ballkanike u zhvilluan dy gjysmë finalet, pas të cilave u përcaktua edhe finalja e madhe e këtij turneu. Në sfidën finale u vendosën përballë çifti Pato Belluati-Juan Bordoli nga Argjentina kundër Juarez Gaston argjentinas, që formoi skuadrën me italianin Bart Zagaria. Ndeshja ishte e nivelit të lartë, me shkëmbime të shpejta dhe strategji të mirëmenduara nga të dyja skuadrat. Por në fund ata që ia dolën të triumfonin ishte dyshja argjentinase Pato Belluati dhe Juan Bordoli.
Në përfundim administratori i “Albanian Padel Group” , Alessandro Pallini dorëzoi trofeun e kampionit tek dyshja fituese për të mbyllur Kupën Ballkanike për këtë vit, duke shpresuar se organizime të këtij niveli do të vijnë sërish në Shqipëri, me qëllim jo vetëm rritjen e cilësisë në spotin e Padel, por mbi të gjitha në misionin e edukimit të brezit të ri, duke i nxituar ata të merren sa më shumë me aktivitet sportiv.