Thu, Apr 17, 2025

KALENDARI I MBIJETESËS/ Çdo pikë vlen, mësoni përballjet e 5 skuadrave që luftojnë për qëndrimin në 2 javët e mbetura të Superiores

  • PublishedApril 13, 2025

KALENDARI I MBIJETESËS/ Çdo pikë vlen, mësoni përballjet e 5 skuadrave që luftojnë për qëndrimin në 2 javët e mbetura të Superiores

Lufta për mbijetesën në Superiore do të jetë më e ethshme se kurrë në këtë sezon, pasi kur luhen dy javët e fundit, nuk ka ende asnjë skuadër e cila të ketë rënë matematikisht nga kategoria dhe vazhdon të jetë diskutim i hapur për çdo pozicion mes 5 ekipeve në luftë.

Nga Laçi i vendit të fundit me 33 pikë, te Teuta që mban vendin e 6 me 38 pikë, çdo gjë është e mundur në këto 2 javë që kanë mbetur dhe ku çdo pikë do të vlejë për të përcaktuar ecurinë e mëtejshme.

Që në javën e 35-të mund të ketë verdikte, në varësi të ndeshjes Tirana-Teuta që është një përballje direkte, pasi tre ekipet e tjera luajnë ndaj skuadrave të katërshes kryesuese. Përballje direkte ka edhe në javën e fundit, ku Skënderbeu pret në fushën e vet Bylisin.

Kështu, mbijetesa kalon mes këtyre dy sfidave, por edhe mes atyre ndaj skuadrave të katërshes së parë që kanë në dorë fatin e këtyre skuadrave.

*' Me KAPITALE ndeshjet që luan si pritëse

*’ Me KAPITALE ndeshjet që luan si pritëse


AlbaniaWeb.net