Wed, Apr 16, 2025

Vrapon t’i hapë derën e raketës gruas së tij, Jeff Bezos rrëzohet në tokë

  • PublishedApril 14, 2025

Vrapon t’i hapë derën e raketës gruas së tij, Jeff Bezos rrëzohet në tokë

Jeff Bezos, themeluesi miliarder i kompanisë hapësinore Blue Origin, u përball me një moment të sikletshëm të hënën, pasi u rrëzua përpara kamerave teksa përpiqej të takonte të dashurën e tij, Lauren Sánchez, dhe pjesëtaret e ekuipazhit të parë të përbërë tërësisht nga femrat, që udhëtuan në hapësirë pas 60 vitesh.

Ngjarja ndodhi menjëherë pas kthimit të suksesshëm të raketës New Shepard, e cila bëri një fluturim 11 minutësh në hapësirë.

Teksa kapsula u ul me sukses në shkretëtirën e Teksasit, Bezos u përpoq të arrinte i pari te dera e kapsulës për të mirëpritur ekuipazhin, por u pengua në tokë dhe ra me fytyrë.

Në bordin e raketës ndodheshin emra të njohur si Lauren Sánchez, Katy Perry, Gayle King, aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen, regjisorja Kieranne Flynn, dhe shkencëtarja e NASA-s, Aisha Bowe.

Ky fluturim përfaqëson një moment historik për përfshirjen e grave në hapësirë dhe u përshkrua si emocional dhe frymëzues nga pjesëmarrëset.