“Shqipëria partnere e besueshme në fushën e sigurisë”/ Ministri i Jashtëm polak: Përgëzime kryeministrit Rama, zgjerimi i BE në fokusin tonë
Radosłaë Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE): Ne kemi prioritet zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Kapitujt që hapëm sot janë jetik ndaj ekonomisë së Shqipërisë. Ju përgëzoj kryeministër Rama për përpjekjet tuaja ndaj rrugëtimit ndaj BE-së. Unë e di që shumica e popullit shqiptar ju mbështet në rrugën që ju jeni. Përgëzoj Shqipërinë që është partnere e besueshme në fushën e sigurisë dhe mbështetëse e Ukrainës, përgëzoj qytetarët e Shqipërisë. Konferenca e sotme është shumë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë.