Wed, Apr 16, 2025

Luis Enrique paralajmëron PSG: Asgjë nuk ka mbaruar, të luajmë të fokusuar

  • PublishedApril 14, 2025

Luis Enrique paralajmëron PSG: Asgjë nuk ka mbaruar, të luajmë të fokusuar

Trajneri i  Paris Saint-Germain, Luis Enrique kërkoi përqëndrim nga ekipi, pavarësisht fitores 3-1 në ndeshjen e parë Champions ndaj Aston Villas.

“Duhet të qëndrojmë të fokusuar në objektivat tona. Nëse jemi gati të vuajmë, do të jemi gati për të fituar. Po përgatitemi për të gjitha opsionet. Është një kompeticion shumë emocionues. Bëhet fjalë për të parë se çfarë lloj paraqitjeje mund të bëjmë në fushë për të marrë fitoren”.

“Favoritë kundër Aston Villas? Njerëzit thanë se nuk kishim asnjë shans kundër Liverpool-it, kështu që në kokën time nuk ka asnjë favorit”.

Forca e tyre është shkathtësia, kështu që është e vështirë të dihet se si do të luajnë. Ata mund të luajnë me një bllok të ulët dhe të dalin me topin shkëlqyeshëm. Forca e tyre më e madhe është mënyra se si ata sulmojnë nga prapa dhe arrijnë shpejt në vijën e dytë të sulmit”.


AlbaniaWeb.net