Sat, Apr 19, 2025

“Bufi dhe Luli që më këndonte poshtë dritares s’e donin reformën në drejtësi”, Rama: Vriteshin njerëz më “21 janar” dhe prokurorja quhej ‘lavire bulevardi’ se tentonte të bënte punën

  • PublishedApril 15, 2025

Edi Rama: Kishim vullnet absolut për të sjellë barazinë para ligjit që kurrë shqiptarët nuk e kanë pasur.
Nuk ka rëndësi si quhesh apo mbiemri yt është i njohur apo jo, nëse drejtësia të troket në derë je i barabartë me të tjerë. Kur ka ndodhur kjo më parë? Kur në kohën e bufit kur vriteshin qytetarë poshtë kësaj dritareje, apo kur prokuroja që tentonte të thërriste për të marrë në pyetje drejtuesit e forcave të rendit pagëzohej si “Lavire Bulevardi” dhe forcërisht pengohej prokuroria të merrte dikë në pyetje. Ky është një realitet një dekadë më parë. Ky që ka bërë këto ju thotë sot eja ta bëjmë Shqipërinë madhështore.
Luli më këndonte hymnin këtu poshtë nga çadra sepse nuk donte reformën në drejtësi.


AlbaniaWeb.net