Sat, Apr 19, 2025

Inzaghi-n e pret “ferri”, nga Bayern te Milan, lnter luan sezonin në 8 ditë

  • PublishedApril 15, 2025

Inzaghi-n e pret “ferri”, nga Bayern te Milan, lnter luan sezonin në 8 ditë

Në 8 ditë, Inter luan pjesën më të rëndësishme të këtij sezoni. Të mërkurën në “San Siro”, ekipi i Inzaghi-t pret Bayern Munich, në valle është një biletë për në fazën gjysmëfinale të Champions League. Më pas, të dielën luajnë kundër Bologna-s në Serie A, një rival i vështirë pasi zikaltërit ndjejnë nga pranë edhe presionin e Napolit, me ekipin e Conte-s që është vetëm 3 pikë larg. Fiks një javë pas Bayern, Inter e mbyll këtë mini cikël në derbi, ku përballë Milan luan për një biletë për në finalen e Kupës së Italisë:

La Hazzetta
La Hazzetta

“Inzaghi ka fituar Inter, mister Evropa”, shkruan La Gazzetta dello Sport, fundja më të drejtë pasi Inter prej vitesh është kthyer në përfaqësuesin më të denjë të futbollit italian në Evropë.

Duke qëndruar këtu, të mërkurën, është një nga testet më të forta të Inzaghi-t këtë periudhë. Pavarësisht suksesit 2-1 brenda në Mynih, kualifikimi mbetet ende i hapur, Bayern është një ekip i madh, i aftë të përmbys një rezultat të tillë eshte se nuk janë në kushte perfekte, të kushtëzuar nga mungesat e shumta.

Kalendari i Inter mund të përkufizohet pa frikë një kalendar “ferri”, por është e qartë se Inzaghi nuk ka ndërmend të bëjë kompromise, synon më kohë të plotë “tripletën” e famshme, luftë totale në çdo front, për këtë arsye nuk parashikohet asnjë rotacion, për në fushë në këto tetë ditë do të zbresin lojtarët më të mirë.

()


AlbaniaWeb.net