Sat, Apr 19, 2025

Kualifikimi një formalitet, Barça dhe PSG “me një këmbë” në gjysmëfinale

  • PublishedApril 15, 2025

Kualifikimi një formalitet, Barça dhe PSG “me një këmbë” në gjysmëfinale

Të martën në mbrëmje rikthehet Uefa Champions League me aktin e dytë të sfidave çerekfinale, aty ku do të mësojmë edhe se cilat do të jenë dy skuadrat e para gjysmëfinaliste që do të kalojnë më tej. Dortmund-Barcelona dhe Aston Villa-PSG do të jenë dy përballjet e para, me katalanasit dhe parizienët, që vijnë në prag të këtyre përballjeve, me një avantazh të dukshëm pas fitoreve të siguruara në ndeshjet e para.

Në Signal Iduna Park pritet që skuadra e Hansi Flick të ketë thjesht një formalitet kalimin për më tej pas fitores së një jave më parë në shtëpi me rezultatin e thellë 4-0. Megjithatë tekniku gjerman nuk kërkon asnjë shpërqendrim, pasi sipas tij kualifikimi vendoset vetëm pas sfidës së sotme, për këtë aryse pritet që në fushë të zbresin të gjithë titullarët, që luajtën edhe ndeshjen e parë në Katalonjë. Nico Kovaç ndërkohë beson ende tek një mrekulli, ndaj ai u shpreh se skuadra e tij do të japë maksimumin përballë katalanasve.

Ndërkohë në Birmingham, kampionët francezë të PSG vijnë të avantazhuar pas suksesit 3-1 në “Pac de Princess” një javë më parë. Kvaratchkelia, Dembele dhe Doue pritet të jenë sërish titullarët në repartin ofensiv për ekipin e Luis Enriques, ndërkohë spanjolli Unai Emery theksoi se skuadra etij nuk ka asgjë për të humbur, ndaj do tentojë përmbysjen e madhe përpara publikut të saj në Villa Park. Rashford, Rogers dhe McGinn do të jenë në mbështetje të sulmuesit kryesor Ollie Watkins.


AlbaniaWeb.net