Kaos total te Laçi, lojtarët braktisin stërvitjen, klubi paralajmëron gjoba dhe pezullime
2 javë përpara fundit, situata në shtëpinë e Laçit është bërë alarmante, ku ekipi nuk pranon të stërvitet, fill pas humbjes së fundit kundër Teutës. Çuditërisht, për të bërë publik këtë lajm ka menduar vetë klubi i Laçit me anë të një reagimi për mediat, duke shtuar se këtë të mërkurë do të zhvillohet nj mbledhje urgjente me lojtarët dhe stafit ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda:

NJOFTIM-
Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga ku priten pezullime dhe ndëshkime të rënda. Takimi do mbahet me dyer të mbyllura.
()