Sat, Apr 19, 2025

Mes garës për vendin e 4 dhe merkatos, tek Juve piketohen lëvizjet e para

  • PublishedApril 15, 2025

Mes garës për vendin e 4 dhe merkatos, tek Juve piketohen lëvizjet e para

Juventus është në garë me kohë të plotë për të zënë një vend në zonën Champions vitin e ardhshëm. Gara do të jetë tepër e fortë deri në fund, por tek Juventus me ardhjen e teknikut kroat Igor Tudor duken më të qetë, pasi “Zonja e Vjetër” po jep sinjale pozitive në fushën e lojës.

Megjithatë nga sa bëjnë me dije mediat italiane, Giuntoi drejtori sportiv i Juves si dhe tekniku Tudor kanë nisur nga puna për të ideuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja italiane “Tuttosport” ditën e sotme në faqen kryesore çelet me lajmin e përforcimeve të mundshme tek bardhezinjtë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Tuttosportiii
 

Në mesfushë emri më i preferuar mbetet po i njëjti, Sandro Tonali. Futbollisti i Newcastle po tregon një formë shumë të mirë në ishull, ndaj dëshira e drejtueseve të Juventus është që ta rikthejnë atë sërish në Itali. Megjithatë për të finalizuar këtë operacion nevojiten 40-45 mln euro, por Juventus është e gatshme të përfshijë edhe Douglas Luiz.

Ndërkohë në sulm, synimi mbetet Osimhen. Nigeriani shikohet si zëvendësuesi më ideal për sulmuesin serb Dusan Vlahoviç, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni. Tratativa mbetet e komplikuar për këtë arsye Giuntoli ka gati edhe planin B. Lookman i Atalantës dhe Hojlund i Manchester United shikohen si mundësi reale nëse dështon pista Osimhen. Ndërkohë me “Low Cost” Juventus mund të nis tratativat me Leccen për sulmuesin malazez, Krstoviç.

 


AlbaniaWeb.net