Mon, Nov 25, 2024

Në prag të largimit nga Shqipëria, ambasadorja Kim takohet me ministren, Xhaçka: Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të ikë

  • PublishedJune 19, 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ka pritur sot ambasadoren e SHBA në Tiranë Yuri Kim, në prag të përfundimit të detyrës së saj në vendin tonë.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale Xhaçka shprehet se është e trishtueshme “të shohësh një mike të mirë të largohet.

“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë. I urova gjithë të mirat në misionin e saj të ri e të rëndësishëm. E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”, shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.