Sat, Apr 19, 2025

Tedi Blushi takim me banorët e Babrrusë: Entuziazmi për fitoren ndihet në çdo bisedë

  • PublishedApril 15, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një takim me banorët e zonës së Babrrusë, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje për alternativën politike që përfaqëson.

Në një atmosferë të ngrohtë e plot energji, Blushi theksoi rëndësinë e bashkimit të qytetarëve të ndershëm për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Ai prezantoi pikat kryesore të programit të Partisë së Lirisë, duke përfshirë rritjen e pagave dhe pensioneve, përfitimet për profesionistët dhe biznesin e vogël, si dhe masa të tjera që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të shqiptarëve.

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi:

Babrru📍

Bashkimi i njerëzve të ndershëm dhe punëtorë për të shkulur të keqen nga rrënjët është madhështor. Entuziazmi për fitoren ndihet në çdo bisedë.

Shanset dhe mundësitë e mëdha që u jep shqiptarëve programi ynë mirëpriten kudo.

✅ Minimumi jetik 200 euro.

✅ Rritje të pensioneve me 20%.

✅ Paga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro

✅ Karta e konsumatorit 450 euro

✅ Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.

✅ Taksat lokale nuk do kalojnë 1% të xhiros vjetore.

Votoni numrin 1️⃣ për vete dhe familjen!

✅🗳🇦🇱VOTO NR.1 – “PD-ASHM”

✅🗳🇦🇱 VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë


AlbaniaWeb.net