Wed, Apr 16, 2025

Tragjedi në futbollin shqiptar, pëson atak kardiak në gjysmëfinalen e kampionatit 9X9 dhe ndahet nga jeta

  • PublishedApril 15, 2025

Tragjedi në futbollin shqiptar, pëson atak kardiak në gjysmëfinalen e kampionatit 9X9 dhe ndahet nga jeta

Një tjetër tragjedi në fushat e futbollit shqiptar, pas asaj që ndodhi me Rafael Duamenën. Ndeshja e sotme gjysmëfinale e kampionatit 9×9 ka shënuar një tjetër moment të trishtë për futbollin tonë.

Sfida mes FC Dajtit dhe FC Lumninesen është ndërprerë dhe braktisur pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në pjesën e parë.

Futbollisti Bledar Hajdari 28 vjeç, i skuadrës së Dajtit, ka pësuar atak kardiak në fushë gjatë ndeshjes që luhej në “Shtëpinë e Futbollit”.

Hajdari
Hajdari

Lojtari nuk i ka mbijetuar dot këtij episodi shëndetësor dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

()


AlbaniaWeb.net