Fjalë zemre nga Dafina Zeqiri: Faleminderit për urimet më të bukura
Dafina Zeqiri ka ndarë disa foto të reja në Instagramin e saj, ku shihet e veshur me të kuqe, e ku në pah bie barku i saj i rrumbullakosur.
Në përshkrimin që shoqëron foton, ajo shprehet mirënjohëse për urimet e ditëlindjes dhe lë të kuptohet se është gati për një kapitull të ri në jetën e saj.
“Do ta mbaj mend këtë gjithmonë”, shkruan Dafina, duke shtuar edhe datën 14 prill, ditëlindjen e saj.
Ky moment ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat dhe figura publike, të cilët e urojnë për këtë lajm të bukur.