Inter, flet mesfushori: Nuk mendojmë që tani për finalen e Champions
Henrikh Mkhitaryan, mesfushori i Interit foli për mediat para çerekfinales së kthimit ndaj Bayernit.
“E kam thënë tashmë që do të doja të qëndroja këtu edhe një vit, por le të shohim. Kemi aq shumë ndeshje sa nuk kemi kohë të mendojmë për kontratën që përfundon në fund të sezonin dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë.
Çerekfinalja me Bayern? Ne duhet të bëjmë më të mirën tonë për të tentuar edhe kalimin në gjysmëfinale.
A besoni se do të fitoni Champions League? Për momentin qëllimi kryesorë është të kalojmë në turin tjetër. Më pas do të shikojmë nëse do të jemi në finale apo jo”,