“Gjici nuk linte njeri me telefon në zyrë. Gruaja kishte 4 kamera, por…”, Klodiana Lala ‘plas’ bombën: ‘Rri dhe pak ditë në zyrë, se do ta shohësh’
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të tjera nga hetimi i SPAK për videon seksuale të Safet Gjicit.
Në “Open” ajo tha se prej kohësh Gjici nuk lejonte njeri të futej në zyrë me celularë. Sipas saj ditën që gruaja në ka regjistruar këtë video, i janë mbajtur shumë sende personale jashtë, ndërsa nga katër kamera që ka pasur me vete, ka mundur të ‘shpëtojë’ vetëm një stilolaps kamera, të vendosur tek cepi i çantës.
Po ashtu Lala tha se në një mbledhje të bërë pak kohë më parë, një prej këshilltarëve i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak në zyrë, sepse do ta shohësh se çfarë do të ndodhë.
“Vajzës i janë mbajtur shumë gjëra jashtë para se të futej në zyrë, i janë mbajtur celularë… Kohët e fundit Gjici nuk lejonte që të futej asnjë me celularë. Vajza ka pasur katër kamera dhe ka shpëtuar vetëm një kamera që ka qenë e vendosur, një stilolaps në cepin e çantës, sipas SPAK. Pyetja që shtrohet është që e ka bërë për qëllime personale apo ka një tutor nga pas?
Kësaj pyetje duhet t’i japë përgjigje SPAK. Nga informacionet që kam, sipas hetimeve të SPAK, në një mbledhje të fundit në Bashkinë e Kukësit, një nga këshilltarët i ka thënë Gjicit: Qëndro edhe pak ditë në zyrën e bashkisë se do ta shohësh çfarë do të ndodhë’, tha Lala.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–