Sat, Apr 19, 2025

FOTO+VIDEO/ Atentati me 4 të plagosur në Tiranë, ky është G Class-i që u bë “shoshë” nga plumbat. Dinamika, autorët i ndoqën për 2 km, qëlluan mbi 30 herë

  • PublishedApril 18, 2025

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e sotme Tiranën. Pranë rrethrrotullimit të Shkozës u qëllua me breshëri plumbash një automjet tip G Class ku për pasojë mbetën të plagosur Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.

Dy të fundit i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale te Spitali i Traumës.

Në foton më poshtë është automjeti G Class me targa AB 002 MD, që u qëllua me breshëri plumbash. Gazetari Igli Çelmeta raporton se drejt makinës janë “derdhur” mbi 30 plumba. Automjeti ka shenjat e plumbave dhe gjurmë gjaku.

Photo Output
Photo Output

Tre prej të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa i mituri 11-vjeçar paraqitet në gjendje më të rëndë.

Makina ku udhëtonin të plagosurit është qëlluar nga një tjetër automjet në lëvizje. Pikënisja e të shtënave mësohet se ka qenë rrethrrotullimi i Shkozës, ndërsa autorët e kanë ndjekur objektivin për 2 km me radhë, deri në Lundër.

Autorët mbeten të paidentifikuar, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të Tiranës.

Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar dhe mirëmenduar të cilët kanë ndjekur lëvizjet e 4 personave që ndodheshin në makinë dhe në hyrje të rrethrrotullimit të Shkozës, duke përfituar edhe nga errësira, kanë hapur zjarr.

Automjeti G Glass ka arritur të manovrojë fillimisht pas të shtënave dhe është larguar me shpejtësi përgjatë segmentit të Unazës së Madhe, por të shtënat duket se nuk kanë ndaluar. Për t’i shpëtuar plumbave, makina G Class me 4 personat brenda, pasi ka mbërritur te rrethrrotullimi i TEG-ut, është drejtuar për në Lundër. Nga këtu, me një automjet tjetër të plagosurit janë dërguar te Spitali i Traumës.

()


AlbaniaWeb.net