Sat, Apr 19, 2025

Dyshohet se po riparonte zetorin/ Gjendet i pajetë nën rrotën e mjetit bujqësor një 56-vjeçar në Fier

  • PublishedApril 18, 2025

Një ngjarje tragjike është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas, ku një 56-vjeçar  i identifikuar si  Agron Sukulli,  ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Viktima i cili ishte  banor i zonës, është gjetur pa shenja jete nga fqinjët, poshtë rrotës së zetorit të tij, ndërsa dyshohet se ka qenë duke kryer punime për riparimin e mjetit bujqësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

()


AlbaniaWeb.net