Dramë në “Teatrin e Ëndrrave”, United “nga ferri në parajsë”, kalon Lyon pas shtesës 5-4, mediat britanike komentojnë me superlativa përmbysjen e “çmendur”
Manchester United arrin të kualifikohet në fazën çerekfinale të Europa League, pas një sfide drithëruese në Old Trafford, duke triumfuar 5-4, pas kohës shtesë ndaj Lyon.
Një sfidë nga ato që të bënë me zemër ishte padyshim sfida e kthimit e turit çerekfinal, aty ku “Djajtë e Kuq” arritën në mënyrë të pabesueshme të përmbysnin rezultatin. Në fakt pjesa e parë foli për skuadrën e teknikut Amorim që gjeti dy herë golin me Uguarte dhe Dalot. Megjithatë francezët gjetën rrugën e barazimit teksa brena 4 minutash lojë me Toliso dhe Tagliafico. Për tu veçuar ndërkohë fakti që 1 minutë nga fundi Tolisso u ndëshkua nga gjyqtari kryesor me karton të kuq. 30 minutat e shtesës ndërkohë do të ishin tipike për një skenar hollivudian, tipik dramatik, kjo pasi Lyon bëri të gjithë të besojnë se do të ishte ajo skuadra që do të kalonte më tej eksa gjeti 2 gola të tjerë me Cherkin dhe falë realizimit nga pika e bardhë e penalltisë nga ana e sulmuesit Lacazette.
Por United gjeti forcë, për të realizuar një përmbysje historike e të padëgjuar më parë, teksa brena 6 minutash lojë realizon 3 herë. Fillimisht shkurton diferencën e golave Bruno Fernandez nga pika e bardhë e penalltisë e më pas brenda 2 minutash lojë në të 120 minutë me Mainoo dhe minutën e parë të shtesës mbi shtesë me Maguire me kokë, United do të kompletojë një përmbysje të paharrueshme për tifozët e “Djajëve të Kuq”.
Tabloidi prestigjioz britanik “Daily Express” luan me fjalët në tillin kryesor ditën e sotme: Lyon Hearts, Shpirt Luanët, është padyshim etiketimi më i drejtë që mund ti bëhet “Djajëve të Kuq” pas triumfit.

United do të gjejë në gjysmëfinale spanjollët e Athletic Bilbao, të cilët nga ana e tyre kaluan pastër në “San Mames”, ekipin skocez të Glasgow Rangers, falë fitores së pastër 2-0. Sançet në pjesën e parë dhe Nico Williams në të dytën vulosën suksesin e baskëve. Ndërkohë tek miqtë nedim Bajrami u aktivizua vetëm 6 minuta nga fundi i sfidës.