Sat, Apr 19, 2025

Flick: Askush nuk besoi se do arrinim në gjysmëfinale, Interi top-skuadër

  • PublishedApril 18, 2025

Flick: Askush nuk besoi se do arrinim në gjysmëfinale, Interi top-skuadër

Në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Celta Vigos, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk hezitoi të fliste edhe për rivalin e gjysmëfinales në Champions League, Interin.

” Inter? Unë e vlerësoj mënyrën se si luajnë. Ata janë një ekip me përvojë, i organizuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ata kanë cilësi në të gjitha repartet.

Pavarësisht gjithçkaje, ne jemi në gjysmëfinale, ndërsa skuadra tjetër u eliminua. Ndoshta nuk jemi në top gjendje, por jam krenar për grupin tim. Në Dortmund nuk dhamë performancën tonë më të mirë, është e vërtetë. Por nëse në fillim të sezonit dikush do të na kishte thënë se më 18 prill do të ishim në gjysmëfinale, askush nuk do ta kishte besuar”- tha ai.


AlbaniaWeb.net