Kryeministri Rama prezanton planin e “Paqes Fiskale” për biznesin: Lehtësi për sipërmarrësit, pa kontroll tatimor
Kryeministri Edi Rama lajmëroi një plan të ri, të koduar “paqja fiskale” me biznesin. Plani që do t’u prezantohet sipërmarrësve synon lehtësi, por edhe mbajtjen e kontrolleve tatimore larg bizneseve.
“Në pak ditë takim me biznesin për të shpjeguar planin e paqes fiskale. Nënkupton një marrëveshje mes qeverisë dhe binzesin për kontributin. Nëse biznesi dhe agjencia e të ardhurave bien dakord që për vitin e ardhshëm ose 2 a 3 vitet e ardhshme, unë si biznes do të paguaj s’kam paguar vitin e kaluar, plus rritjen ekonomike, tatimet marrin përsipër që mos ketë kontroll”, u shpreh Rama.
Në takimin me biznesmenë të Lezhës, Rama tha se plani i paqes parashikon edhe uljen tatimeve kur biznesi publikon të ardhurat e padeklaruara më parë.
“Mundësia e dytë të deklarojnë të ardhurat që nuk i kanë bërë më parë në një hark kohor, i deklarojnë duke paguar vetëm një 5% të atyre të ardhurave. Nëse është 15%, tatimi do jetë 5%”, tha ai.
Pjesë e këtij plani janë edhe detyrimet dhe gjobat e prapambetura, sqaroi kryeministri Rama.