Sat, Apr 19, 2025

Kris Jenner për Kourtney Kardashian: Ditën që më bëre nënë, bota ime ndryshoi

  • PublishedApril 18, 2025

Kris Jenner për Kourtney Kardashian: Ditën që më bëre nënë, bota ime ndryshoi

Kourtney Kardashian mbush 46 vjeç diten e sotme dhe nëna e saj, Kris Jenner, e uroi atë publikisht me një postim në rrjetet sociale. Me ane te një teksti, Kris Jenner e përshkroi vajzën e saj si një dhuratë nga Zoti dhe theksoi se si jeta e saj ka ndryshuar që kur u bë nënë, duke theksuar se sa gëzim, dashuri dhe kuptim i ka sjellë asaj.

Kris Jenner shkroi: “Gëzuar ditëlindjen për fëmijën tim të parëlindur, dhurata ime nga Zoti, Kourtney e bukur! Ditën që më bëre nënë, bota ime ndryshoi plotësisht dhe që atëherë më ke dhënë kaq shumë gëzim, dashuri, qëllim dhe kujtimet më të bukura që mund të ëndërroja ndonjëherë.

Falenderoj Zotin çdo ditë që më zgjodhi të jem mamaja, gruaja, motra, gruaja, mamaja më e mrekullueshme. Më frymëzo çdo ditë me forcën tënde, me zemrën tënde dhe me aftësinë tënde për ta jetuar jetën sipas kushteve të tua, të dua’