Sat, Apr 19, 2025

Festa ndaj ish skuadrës së tij, Pavard drejtuar tifozëve të Bayern: Ishte thjesht gëzimi i një fëmije që luante në çerekfinalen e Champions

  • PublishedApril 18, 2025

Festa ndaj ish skuadrës së tij, Pavard drejtuar tifozëve të Bayern: Ishte thjesht gëzimi i një fëmije që luante në çerekfinalen e Champions

Banjamin Pavard, mbrojtësi i Interit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka shpjeguar festën ndaj Bayernit. Pavard, i cili shënoi edhe gol ndaj ish-ekipit të tij në Champions, shkruajti se ka respekt të madh për bavarezët dhe se në asnjë moment nuk ka dashur të tregojë të kundërtën.

“Bayern më ka dhënë mundësinë të bëhem lojtari që jam sot, ka qenë shtëpia ime për kaq shumë vite.

Nuk do ta harroj kurrë nderin që ndjeva duke qenë lojtari i fundit që vesh fanellën me numrin 5 dhe mbaj trashëgiminë e një legjende”.

“Festa ime ishte thjesht gëzimi i një fëmije që luante në çerekfinalen e Champions League. Nuk kishte të bënte kurrë me mosrespektimin tuaj. Me shumë dashuri”.


AlbaniaWeb.net