Premtimi për rritjen e pagave dhe pensioneve/ Eksperti Ergis Sefa në “Log”: I parealizueshëm. Fondet e BE do të përfitohen brenda 3 viteve
Eksperti i financave Ergis Sefa, në emisionin “Log” në Neës24, duke iu referuar premtimeve të partive politike, shpjegoi se si janë vlerësuar programet ekonomike.
Sefa tha se bazuar në skenarët e ndarë në negativë dhe pozitivë, vlerësohet se rritja e pagave dhe pensioneve është i parealizueshëm. Kurse sa i takon premtimit të Ramës për pasaportën evropiane, eksperti i financës Ergis Sefa tha se në 3 vitet e ardhshme, Shqipëria ka mundësi të përthithë 1 mld euro nga BE. Por sipas tij, kjo varet nga projektet që do të paraqesë cdo qeverisje që do të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Ergis Sefa: Ne programet i kemi vlerësuar mbi baza aritmetike dhe skenarë, që i kemi ndarë në skenarë pozitivë, më pak pozitivë dhe negativë që i kemi marrë të mirëqëna, mund të ndodhin kriza globale dhe rajonale, por nuk i realizon dot premtimet.
Sa i takon pasaportës evropiane, pavarësisht kush do jetë në qeverisje, Shqipëria ka mundësi brenda 3 viteve të ardhshme mund të përthithë 1 mld euro, nga Këshilli Evropian. Ky është një rast i mirë sepse brenda planit të rritjes ti ke një sërë masash dhe a do arrijmë dot ti përthithim.
()