Sat, Apr 19, 2025

Arsida rrëfen prapaskenat e denoncimit për G Banin: Vendosa ta mbyll, mora ofendime

  • PublishedApril 18, 2025

Arsida rrëfen prapaskenat e denoncimit për G Banin: Vendosa ta mbyll, mora ofendime

E ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja ka ndarë për herë të parë detaje për një denoncim që kishte planifikuar të bënte pas eksperiencës në reality show, por që vendosi ta tërhiqte.

Gjatë bisedës me moderatoren, Arsida tregoi se fillimisht kishte vendosur të vazhdonte me denoncimin, por pas një komunikimi me G Banin dhe pas mënyrës “profesionale dhe prekëse” me të cilën ai reagoi, vendosi të mos e çonte përpara.

Unë e kisha vendosur që do shkoja përpara, pastaj ai, si profesionist që është, e bëri shumë bukur pjesën e tij dhe mua me vërtetë më preku, edhe nga mënyra sesi foli,” – tha Arsida.

Ndërkohë, pas këtij vendimi, ajo mori edhe reagime të forta nga publiku, duke u përballur me ofendime pse zgjodhi të tërhiqej. “Fola dhe me Arbërin, më tha: ‘Lëre këtë eksperiencë’. Pastaj mora ofendime të tjera, se pse e mbylla,” – shtoi ajo.