Gol dhe lojtari i ndeshjes, tani Kumbulla trazon merkaton, fut në mendime…Romën (VIDEO)
Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, kur po diskutohet fuqishëm në lidhje me të ardhmen e tij, Marash Kumbulla lëshon një mesazh të fortë në distancë. Qendërmbrojtësi kuqezi vërtetoi edhe një herë se është një lojtar me shumë potencial, teksa përballë Getafe realizoi një gol shumë të rëndësishëm, për më tepër që gol që në fund rezultoi një trepikësh.
Kumbulla uli një top të bukur me gjoks në zonë, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë në minutën e 39-të duke kaluar Espanyol në avantazh. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Espanyol që doli me 3 pikë duke e bërë thuajse të sigurt mbijetesën në La Liga. Lojtari i ndeshjes u vlerësua pikërisht qendërmbrojtësi kuqezi. Për Kumbullën ky ishte goli i tij i tretë sezonal.
Në fund të këtij sezonit, futbollistit shqiptar i përfundon huazimi, por ekipi spanjoll kërkon ta mbajë në skuadër edhe për sezonin e ri, por mbetet për t’u kuptuar se çfarë plani ka Roma, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
()