Sun, Apr 20, 2025

Liverpool kërkon të mbajë Alexander-Arnold, flet Slot

  • PublishedApril 19, 2025

Liverpool kërkon të mbajë Alexander-Arnold, flet Slot

Pas rinovimeve zyrtare të Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk, Liverpool do të përpiqet të bëjë një përpjekje të fundit për të mbajtur edhe Trent Alexander-Arnold. Kontrata e mbrojtësit anglez po skadon dhe disa media shkruajnë se ai tani është afër transferimit të lirë te Real Madridi.

Thashetheme që megjithatë nuk gjejnë konfirmim nga trajneri i  The Reds, Arne Slot, i cili dje i shmangu me mjeshtëri pyetjet.

“Ne preferojmë të flasim për njoftimet zyrtare, jo se si po shkojnë negociatat për kontratën. Ajo që di është se Trent është rikthyer në fushë, po stërvitet sërish me ne, ka pasur një sezon të mirë”- tha ai.


AlbaniaWeb.net