Sun, Apr 20, 2025

“Liria” nga Angela Merkel”, diplomati Bashkim Zeneli: “Zonjën Evropë”, e kam takuar disa herë. Një kancelere pa asnjë akuzë…

  • PublishedApril 19, 2025

Diplomati i njohur me titullin “Mjeshtri i madh” Bashkim Zeneli i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për librin e ish-kancelares gjermane Angela Merkel “Liria”, libri i parë me kujtime që u botua në fund të vitit të kaluar dhe u përkthye në disa gjuhë.

Zeneli tha se ky libër përshkruan gjithë linjën e jetës së ish-kancelares Merkel, por ajo është ndalur në libër për problemet më themelore në punën e saj 16-vjeçare si kancelare e Gjermanisë, duke u bërë një ndër gratë më të fuqishme të Evropës.

“Ajo njihet me emrin “Zonja Evropë”. Në librin e saj zbërthen fjalën “liri” në plan më të gjerë. C’do të thotë të jesh i lirë, nuk ka liri pa paqe. Është libër i vecantë dhe në një plan tjetër pasi ky është libri i parë i saj dhe duket sikur e ka mbyllur”, tha Zeneli.

Diplomati i njohur tha se është takuar me zonjën Merkel në vitet kur punonte në Ministrinë e Jashtme fillimisht në vitin 1997. Më pas është ritakuar me të në vitet 1999-2000 dhe bisedat me të fokusoheshin tek Shqipëria e Kosova”, tha Zeneli.

Diplomati Bashkim Zeneli tha se në gjithë punën e saj nuk është dëgjuar për asnjë akuzë ndaj saj.

“Ajo ishte mjaft e pastër, nuk ka një akuzë ndaj saj, as mediat nuk e kanë përfolur”, tha Zeneli.

()


AlbaniaWeb.net