Verdikti i radhës i Superiores, java e 35-t siguroi matematikisht që…
Rezultatet e javës së parafundit të Superiores prodhuan një verdikt pëfundimtar. Bëhet fjalë për skuadrën e Teutës, e cila ka siguruar matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Më triumfin 0-1 ndaj Tiranës, durrsakët e Bledar Hodos, blinduan vendin e gjashtë, ndërkohë që në rastin më të keq të mundshëm Teuta do e mbyllë sezonin në vendin e 7-të duke shmangur kështu edhe “Play Out”-in.
Ndërkohë që në javën e fundit, do të mësohet skuadra që do e mbyll sezonin e 4 fazave në vendin e parë mes Egnatias dhe Vllaznisë. Po në javën e fundit do të zbulohet edhe skuadra që do të plotësojë katërshen e parë mes Elbasanit dhe Partizanit. Gjithçka ngelet e hapur edhe në garën e mbijetesës me Bylisin, Skënderbeun, Tiranën dhe Laçin, që nuk kanë asgjë të sigurt.