Roma merr 3 pikë, ekipi i Ranierit tregohet cinik ndaj Veronës
Roma merr 3 pikë të arta në shtëpi. Ekipi i Ranierit mundi 1-0 Veronën, këtë të shtunë në mbrëmje.
Goli i Shomurodov pas 4 minutash lojë vendosi ndeshjen. Roma renditet në vendin e gjashtë me 57 pikë. Verona është në vendin e 14-të.
Këtë të shtunë u luajtën ndeshje të tjera të Serie A. Napoli mundi 0-1 Monzën, ndërsa Lecce pësoi disfatë 0-3 ndaj Comos.