Gjesti shpallet fitues i “Big Brother VIP Albania 4”: Ëndrra u bë realitet!
Pas një edicioni të mbushur me emocione, surpriza dhe përballje të forta, Gjesti është shpallur fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania 4”. Spektakli final u transmetua mbrëmjen e së shtunës, ku publiku vendosi që t’i besonte fitoren Gjestit, i cili arriti të fitojë zemrat e shqiptarëve brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme në vend.
“Ëndrra ime u bë realitet”, u shpreh Gjesti menjëherë pas shpalljes së rezultatit. I emocionuar, ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë rrugëtimit të tij në BBVIP, duke theksuar se fitorja nuk është thjesht personale, por një mesazh shprese për të gjithë ata që nuk dorëzohen.
“U kry çdo sen,” ishin fjalët e para të Gjestit, që tashmë hyn në historinë e formatit si fituesi i sezonit të katërt. Fitorja e tij është komentuar gjerësisht në rrjete sociale, ku mijëra ndjekës kanë shpërndarë urime dhe emocione për këtë moment kulmor.
Me këtë triumf, Gjesti jo vetëm që rrëmbeu çmimin e madh, por edhe zemrat e publikut që e ndoqi dhe e mbështeti gjatë gjithë aventurës së tij +100-ditore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.