Sun, Apr 20, 2025

Noka në Maliq dhe Ersekë: Fermerët në vëmendje parësore të qeverisjes së PD

  • PublishedApril 20, 2025

Nga Maliqi dhe Erseka Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka siguroi fermerët se në drejtimin e Partisë Demokratike, qeveria do të jetë mbështetësja kryesore e fermerëve.

“Subvencionet, prodhimi vendas dhe tregtimi i tyre drejt konsumatorit vendas është prioriteti ynë”, tha Noka, ndërsa siguroi fermerët se prodhimet e tyre nuk duhet të hidhen në kanale, por do të jenë në tryezat e çdo shqiptari.

“Ju fermerë në tokat tuaja të begata dhe pjellore nuk arrini të mbillni sepse shteti në vend që t’ju ndihmojë, ju trajton si armiq. Keni punuar dhe keni mbjellur, por i keni hedhur produktet nëpër kanale sepse shteti ka vrarë prodhimin vendas me vjedhjen e subvencioneve tuaja. Sepse Rama në vend që të mendojë për ju, mendon për verën 33 mijë euro dhe avion privat të cilat i përfiton nga taksat tuaja. Me paratë tuaja ka paguar kopshtin privat në Kryeministri për 4 milionë euro. Kjo betejë bëhet për ju, për fermerët e Korçës dhe qytetarin e thjesht të këtij vendi.

Ka ardhur koha që pas 12 vitesh ta ndëshkojmë këtë kusar dhe çetën e tij. Ne me votën e lirë dhe me darën e ligjit lidhjen e krimit dhe korrupsionit me pushtetin dhe pushtetarët. Është rruga e vetme që Shqipëria të ringrihet ekonomikisht dhe ne do ta bëjmë. Sali Berisha do ta bëjë Korçën dhe të gjithë Shqipërinë madhështore, sepse janë të gjitha mundësitë”, tha Noka mes të tjerash gjatë takimeve në Maliq dhe Ersekë.


AlbaniaWeb.net