Mariah Carey rrëfen: Albumi im i suksesshëm më shqetësoi në fillim
Mariah Carey ka ndarë së fundmi një detaj interesant nga karriera e saj muzikore. Në një intervistë për revistën PEOPLE, diva e muzikës tregoi se në fillim nuk ishte aspak e kënaqur me mënyrën si u prit albumi i saj The Emancipation of Mimi, i cili u publikua në prill të vitit 2005.
Albumi, që konsiderohet një nga më të suksesshmit në karrierën e saj, shpesh u cilësua nga mediat si “albumi i rikthimit”, një përshkrim që Carey nuk e pëlqeu. “Isha e mërzitur kur e quanin album rikthimi, sepse nuk mendoj se isha larguar ndonjëherë,” tha ajo.
Megjithatë, me kalimin e viteve, ajo ka mësuar ta pranojë më lehtë këtë etiketime dhe sot e sheh The Emancipation of Mimi si një moment kyç në jetën e saj artistike. Albumi përmban bashkëpunime me emra të njohur si Snoop Dogg dhe Jermaine Dupri dhe debutoi në vendin e tretë në Billboard 200.
Në përvjetorin e 20-të të publikimit, Carey ndau me ndjekësit e saj në Instagram një mesazh të përzemërt: “Gëzuar përvjetorin, Mimi! Jam e emocionuar ta festoj këtë me ju.”
Ky album vazhdon të mbetet një pikë referimi për Mariah-n dhe një dëshmi e talentit dhe qëndrueshmërisë së saj në industrinë muzikore.