“Kush mundet më shumë, Napoli fiton dhe rrit presionin tek Inter”, mediat në Itali komentojnë fundin e sezonit “thriller” në Serie A
Me zhurmën mediatike të krijuar orët e fundit lidhur me të ardhmen e Napolit në krye të Napolit, skuadra e kaltër arrin një fitore me shumë vuajtje 0-1 ndaj Monzës së vendit të fundit, duke barazuar me pikë Interin dhe vendosur nën presion këta të fundit kur duhen edhe 5 ndeshje nga fundi i kampionatit.
Ndaj Monzës askush nuk e priste në fakt, që skuadra e Contes të kishte probleme, por ja që miqtë vuajtën për afro 70 minuta lojë. Manovër sulmuese e ngadaltë dhe shumë pak rrezikshmëri ishte ajo që u vu re nga loja e Napolit të shtunën në Brianteo. Megjithatë ai që bën rolin e bomberit, është sërish mesfushori skocez McTominay, që godet saktë me kokë në minutën e 72 pas një krosimi nga e majta të Raspadorit, duke përfitutuar nga dalja e studiuar jo mirë nga portieri i vendasve Turati. Monza thuajse e zbritur nga kategoria nuk u dorëzua duke respektuar maksimalisht garën dhe e vendosi në vështirësi Napolin deri në fund, por megjithatë të besuarit e Contes ia dolën të marrin 3 pikë nga kjo përballje.
“Kush më shumë forcë ka”, Napoli fiton tashmë topi kalon tek Inter, shkruan e përditshmja italiane “Corrierre dello Sport” pas suksesit të ekipit Partenopei.

Ndërkohë fitore e rëndësishme edhe për Romën e Claudi Ranierit, sa i takon luftës për një vend në zonën Champions. Pas barazimit në derbi ndaj Lazios një javë më parë, verdhekuqtë mundën minimalisht 1-0 Veronën në Olimpico, duke u rikthyer tek suksesi në kampionat. Goli i fitores u realizua që në nisje të takimit nga Shomurodov. Më këtë fitore Roma ngjitet përkohësisht në vendin e 6 me 57 pikë.